09:38 / E Diele, 13 Qershor 2021 / Ç.Q

S’mjaftojnë 30 pikët e Mitchell, “çartën” Leonard dhe George, Clippers sigurojnë fitoren e parë kundër Jazz

Skuadra e LA Clippers ka arritur të shënoj fitoren e parë në seri kundër Utah Jazz.

Clippers arriti të shënoi fitore me rezultat 132:106 dhe ngushton epërsinë në seri në 2:1, transmeton Indeksonline.

Dy basketbollistët më të mirë tek skuadra e Los Angeles ishin Kaëahi Leonard me 34 pikë, 12 kërcime e 5 asistime dhe Paul Geroge me 31 pikë, 3 kërcime dhe 5 asistime.

Tek Jazz u dallua Donovan Mitchell me 30 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime, por që nuk ishin të mjaftueshme që Jazz të fitonin.

Ndeshja e 4-të e kësaj serie luhet të martën në ora 04:00 të mëngjesit sipas kohës sonë lokale./Indeksonline/