22:40 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

S’mjafton inkuadrimi i Muriqit, Lazio pëson humbje dhe dorëzohet për një vend në UEFA Champions

Skuadra e SS Lazios ka pësuar humbje në xhiron e 35-të në Serie A nga ekipi i Fiorentinas.

Lazio pësoi disfatë 2 me 0, dhe ishte sulmuesi Dusan Vlahovic ai që shënoi dy golat e kësaj ndeshje, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi serb njëherë shënoi në minutën e 32’të, kurse golin e fitores e shënoi në minutën e 89’të.

Inkuadrimi i sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në minutën e 75’të nuk mjaftoi për ekipin e Inzaghit.

Me këtë humbje Lazio mund të dorëzohet për top-4, vend ky që dërgon në UEFA Champions League.

Lacianët tani kanë 64 pikë, pesë më pak se AC Milan, Juventus dhe Atalanta (69). Kurse ‘Viola’ ngritën në pozitën e 13-të me 38 pikë./IndeksOnline/