15:19 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Snapchat dhe Amazon bëhen gati për një bashkëpunim interesant

Snapchat dhe Amazon kanë arritur marrëveshje për një bashkëpunim mes dy kompanive.

Snapchat po përgatit një tipar të ri që do t’i lejojë përdoruesit të blejnë në Amazon duke treguar kamerën e tyre në objektet rreth tyre.

“Kamera kërko” quhet ky tipar që pritet të lansohet së shpejti.

Ky do të funksionojë duke mbajtur të shtypur gishtin deri sa të identifikoni një objekt të kërkuar. Kjo mundësi e re është në fazën testuese para se të lansohet. /Indeksonline/