18:05 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Snapchat mundëson të jeni vetë pjesë e emojiv

Snapchat është një nga aplikacionet më të njohura i cili bërë që edhe shumë rrjete të tjera sociale të ndiqnin mënyrën se si ai u lejonte përdoruesve të tij të shpërndanin përmbajtje të ndryshme me miqtë e tyre.

Ndërkohë këtë herë ky aplikacion ka sjellë një tjetër risi. Keni dëgjuar për “Friendmoji 3D”?

Aplikacioni u ka mundësuar përdoruesve të tij që të mund të shndërrojnë veten e tyre në një emoji.

Ata që përdorin këtë rrjet social do të mund të përzgjedhin mes një morie tiparesh për ta bërë “avatarin” sa më të ngjashëm me veten.

Nëse doni që ta shndërroni veten tuaj në një emoji, atëherë do t’ju nevojitet të shkarkoni aplikacionin Bitmoji në pajisjen tuaj.

Temat: