14:48 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Snapchati, verifikon publicitetet politike kundër dezinformimit

Publicitetet politike në Snapchat janë analizuar për t’u garantuar që ato nuk janë gënjeshtra apo të falsifikuara, konfirmoi Snapi.

Platforma e përdorur nga adoleshentët nuk miraton as strategjinë e Facebookut, që autorizon pjesën më të madhe të publiciteteve politike, madje edhe në rast gënjeshtrash, as atë të Twitterit, i cili pothuajse do t’i ndalojë të gjitha.

“Ne i analizojmë të gjitha publicitetet, duke përfshirë këtu edhe publicitetet politike”, theksoi drejtori i përgjithshëm i Snapchat, Evan Spiegel, në një artikull të publikuar nga CNBC-i.

“Ajo që po provojmë të bëjmë, është të krijojmë një vend për publicitetet politike mbi platformën tonë, kryesisht në masën ku ne prekim më shumë të rinjtë dhe votuesit e parë, ne dëshirojmë që ata të mund të integrohen në diskutimin politik, por ne nuk lejojmë gjëra si dezinformimin në këto publicitete”, shtoi drejtuesi.