19:19 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sofja thërret ambasadorin serb në takim pasi Daçiq kritikoi kryeministrin bullgar për Kosovën

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka njoftuar se  ambasadori serb është thirrur në një takim  të hënën lidhur me komentet e bëra nga Minstri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daciq rreth vërejtjeve të raportuara të Kryeministri Boiko Borisov për Kosovën.

Daçiqi kritikoi Borissovin rreth komenteve të tij se kandidati i ardhshëm  në postin e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, ministri i jashtëm spanjoll, Josep Borrell, duhet të respektojë qëndrimin e BE-së për Kosovën e jo atë të Madridit, raporton “SofiaGlobe”, transmeton Indeksonline.

Daçiq sot komentoi deklaratat e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov i cili tha se do të ndihmojë Beogradit të kuptojë realitetin se Kosova është e pavarur.

Daçiq u kundërpërgjigj se dikush duhet t’i ndihmojë dhe t’i këshillojë ata se realiteti është ndryshe.

“Bojko më lejoni t’ju them një gjë, qëndrimi i BE-së nuk është se Kosova është shtet i pavarur. Çka është ajo paturpësi! Bojko duhet të respektoj qëndrimin e BE-së dhe të mos na jap leksione.”, u shpreh Daçiq. /Indeksonline/