10:18 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Sokol Zogaj këshilltar i kryeministrit, flet për postin e tij të ri

Ish -drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj tash e tutje do të shihet bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kjo pasi që nga dita e djeshme, Zogaj është emëruar këshilltar i kryeministrit për burgje.

Këshilltari i ri i kryeministrit në një intervistë për Indeksonline ka folur për angazhimin e tij në Qeveri.

Zogaj thotë se do të kontribuoj aty ka nevojë për ndihmën e tij për çështjet ligjore, me fokus tek projekti i ri për deredaklizimin e të kthyerve nga luftërat e huaja.

“Do të angazhohem aty ku ka nevojë për ligje, për çështje ekonomike, siguri, për gjithçka çka ka nevojë shërbimi korrektues. Do të jap kontributin tim në bashkëpunim me Ministrin e Drejtësisë dhe drejtorin e përgjithshëm të burgut që pritet të zgjidhjet shumë shpejt. Fokus i veçantë do të jenë personat e redakalizuar që janë në burgje, gjithherë në bashkëpunim me ministrinë dhe do të kyçëm në projekte ku do të jap kontributin tim” ka thënë Zogaj për Indeksonline.

Ai ka bërë më dije se punën e re si këshilltar ka nisur dje, ndërsa në javët në vazhdim do të jetë me aktiv dhe do të nis bashkëpunimin me institucionet e tjera.

Sokol Zogaj ka dorëzuar postin e drejtorit disa javë më parë, pasi është pensionuar.

Deri në emërimin e një drejtorit të ri, aktualisht këtë po e mbanë Rasim Selmani./Indeksonline/