08:21 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Solari – mbështetës i Real Madridit dhe tifoz i Messit

Trajneri i ri i Real Madridit, Santiago Hernan Solari, gjithnjë ka qenë i zëshëm për respektin e tij ndaj Lionel Messit.

Para se ta drejtonte Real Castilla, argjentinasi ishte protagonist i një kolumni në gazetë, ku ai e lavdëroi bashkëkombasin e tij.

”Golat janë instikt i Messit në të njejtën mënyrë si stuhitë, rrufetë apo uraganet që janë fenomene atmosferike”, shkruante ai, transmeton IndeksOnline.

”Çdo herë që Messi e merr topin, toka tundet, të gjithë heshtin dhe trajnerët kundërshtar ulin kokën duke i vënë duart në xhepa”.

Image result for messi

”Ajri trembet për disa minuta dhe më pas vjen goli nga ai”.

Pasi Messi e fitoi ”Topin e Artë” për të pestën herë, Solari shprehu mendimin e tij për debatin kontravers në lidhje me të mirin e botës.

”Diferenca ndërmjet Messit dhe Ronaldos është te Topi i Artë”, vazhdoi ai.

”Cristiano është lojtari më i mirë në botë sepse Messi luan në një tjetër sport”./IndeksOnline/

Të fundit