09:46 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / C E

Solskjaer afër shkarkimit, ky trajner mund ta zëvendësoj

Ole Gunnar Solskjaer ka pësuar një nga humbjet më të rënda në karrierë.

Skuadra e tij, Manchester United është mposhtur në “Old Traford” me rezultat 0-5 nga rivali i tyre më i madh, Liverpooli.

E ardhmja e norvegjezit është larg United, dhe shkarkimi i tij është çështje orësh.

Në rast largimi, vendin e tij si trajner i Manchesterit mund ta zë Antonio Conte.

Italiani është pa skuadër pas largimit nga Interi dhe po përfolët si i duhuri për ta ‘këndellur’ Manchesterin.

52 vjeçari ka përvojë në Premierligë pasi u shpall kampion me skuadrën e Chelseas. /IndeksOnline/