22:03 / E Diele, 24 Janar 2021 / Ensar Ramadani

Solskjaer: Bruno qëndroi 30 minuta për të stërvitur goditjen e dënimit

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur pas fitores ndaj “Redsave”.

Ekipi i tij iu fal golit të Bruno Fernandesit nga një goditje dënimi që e dërgoi në rrjetë në mënyrë fantastike.

Numri një i stolit tregon se ditën e djeshme portugezi ka praktikuar goditjen e dënimit, duke qenë se nuk e nisi ndeshje si titullar.

“Duke qenë se Bruno nuk do a niste sot si titullar, ai më në fund praktikoi goditjet e dënimit”.

“Unë nuk e lë kurrë të praktikohet, por dje, ai qëndroi rreth 30 minuta duke gjuajtur nga goditja e dënimit së bashku me ekipin rezervë”, – tha Solskjaer për mesfushorin e tij.

Të fundit