12:29 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Solskjaer-i flet për situatën e Sanchez-it

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka folur para shtypit anglez para ndeshjes së djajve të kuq ndaj Crystal Palace-s.

Norvegjezi konfirmoi se bisedimet për Alexis Sanchez-in po zhvillohen, transmeton Indeksonline..

Kiliani ka qenë shumë i përmendur për një kalim tek Interi javën e kaluar.

“Po jemi në bisedime me disa klube për shitjen e Alexis-it. Dua të them se në ndeshjen testuese me  duar të mbyllura që u zhvillua këtë javë, Alexis-i gjithashtu luajti” – ishin fjalët e trajnerit të Manchester Unitedit./Indeksonline/