08:16 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Solskjaer flet për të ardhmen e Pogbas

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur para shtypit para se ta zhvillojë ndeshjen në këtë fundjavë kundër Liverpoolit.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e futbollistit të tyre Pogbas.

Solskjaer tha “Unë kurrë nuk e kam dëgjuar Palin të thotë që ai nuk dëshiron të qëndrojë më këtu.  Ai është pjesë e projektit tonë si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen.  Ai luajti disa ndeshje ku nuk ishte 100% dhe u kritikua për performancën e tij.  Ai pati disa prova mjekësore dhe punoi për t’u rikthyer në formë. Unë nuk kam asnjë problem me atë”.

Mirëpo e ardhmja e Pogbas te United është në dyshim pasi që ka disa klube që janë të interesuara për transferimin e tij./Indeksonline/.