08:48 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Solskjaeri kërkon dyshen Maddison-Grealish, gjatë verës priten oferta të larta për ta

Manchester United-i dëshiron të nënshkruajë me kapitenin e Aston Villas, Jack Grealish dhe yllin e Leicester Cityt, James Maddison.

Sipas mediumit britanik “The Sun“, trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, po planifikon një shumë prej 160 milionë funtesh për të kapur Grealishin dhe Maddisonin.

Trajneri norvegjez shpreson se ata janë miq të afërm mund të bëjnë një sulm të dyfishtë në favor të tyre.

Maddisoni 23 vjeç, ka hapur bisedime me Leicesterin për një marrëveshje të re, por një ofertë prej 90 milionë funtesh nga Unitedi dhe pagë prej 200 mijë funtesh në javë do t’ia ndryshonte mendjen atij.

Nga ana tjetër, ylli i Aston Villas, Grealish, ka qenë në klub për 18 vjet që kur u bashkua me ta në moshën gjashtë vjeç.

Por, ylli me vlerën 70- milionëshe ka filluar të pranojë se do të duhet të braktisë klubin e tij të dashur për të rritur shpresat e tij në Angli dhe gjithashtu të luajë në klubet elitare të Ligës Premier dhe në Evropë.