23:41 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Solskjaer pas triumfit ndaj LASK: Ka qenë një natë e mirë

Man United Arriti të triumfojë ndaj LASK në ndeshjen e 1/8 së finales në Evropa Ligës.

Ndeshja ishte shumë interesante, ku të parët shënuan mysafirët përmes Wiesinger në minutën e 55’të të takimi, por nuk vonoi shumë Lingard 57′ dhe Martial në minutën e 88′ vulosën fitoren dhe plasmanin në 1/8 e me të mirëve.

Kështu, pas ndeshje sdoli edhe tekniku norvegjez, i cili e cilësoi ndeshjen e sotme si të mirë, dhe kishte lëvdata të mëdha për qendermbrojtësin e ri, Mengin.

“Ne mësuam që lojtarët duhet të luanin me plotë efikasitet. Ne kemi fituar, kemi dhënë një debutim për një djalë të ri, ka qenë një natë e mirë”.

“Fjala është për Mengin. Ai është një lider, një qendërmbrojtës, dikush në të cilin besojmë, ai është i fortë, i shpejtë, i mirë në top dhe unë mendoj se kemi një lojtar të mirë atje”, tha Solskjaer