13:07 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Solskjaer pritet të rrezikoi sot me formacion, do të sulmoi nga minuta e parë!

Ole Gunnar Solskjaer raportohet se do të fillojë ndeshjen me një formacion tejet sulmues. Madje trajneri i Manchester Unitet pritet të nis ndeshjen me vetëm tre mbrojtës.

Me Shaw e Young në krah dhe një qendërmbrojtës, Solskjaer ka vendosur që Dalot të kalojë në mesfushën e skuadrës.

Marcus Rashford dhe Romelu Lukaku do të startojnë nga minuta e parë, ndërsa në lojë pritet të jenë edhe Pereira e McTominay.

Në lojë mund të jetë sot nga fillimi edhe Fred.

Solskjaer do të tentoi të shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj PSG-së, për të ndryshuar më pas formacionin./Indeksonline/