Solskjaer thyen “rekord” te Manchester United
Manchester United është mposhtur nga Everton me rezultat 4-0 duke shkaktuar një humbje shumë të thellë.
Me këto katër gola, United tashmë ka pranuar 48 gola në Premierligë, më shumë se çdo sezon në histori.
Kjo skuadër ka pranuar më tri gola më shumë se ajo e sezonit 1999/2000 dhe 2001/02, shkruan Indeksonline.
Në vitet e fundit, sezonin 2012/13 dhe 2013/14 ka pranuar nga 43 gola.
Por 48 golave mund t’iu shtohen ende pasi ka katër ndeshje për tu zhvilluar. /IndeksOnline/
