08:07 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kili bëhet me trajner të ri (Foto)

Kombëtarja e Kilit është bërë me trajner të ri. Kili është një nga kombëtaret e fuqishme që do t’i mungoj tej mase Kupës së Botës që do të mbahet gjatë këtij viti në Rusi.

Punën e trajnerit në duar tashmë e ka 60-vjeçari, Reinaldo Rueda, transmeton IndeksOnline.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022, në fund të kualifikimeve për Kupën e Botës në Katar.

Rueda ka trajnuar kombëtare të ndryshme si, Kolumbia, Hondurasi, Ekuadori – ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Flamengos./IndeksOnline/

Temat: