11:45 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sondazhi i Barçës pas ndeshjes përkon mjaft mirë me paraqitjen e Ter Stegen mbrëmë

Lëndimi i Leo Messit do ta mbajë atë jashtë ”El Clasico-s”, dhe ky ishte lajmi që mori vëmendje të madhe pas fitores së Barcelonës ndaj Sevillas.

Por, edhe paraqitje e portierit, Marc-Andre ter Stegen mori vëmendje të madhe.

Barcelona regjistroi fitore me rezultat, 4-2 në ”Camp Nou” ndaj Sevillas, e Ter Stegen ishte ndër më meritorët për këtë fitore, transmeton IndeksOnline.

Pas largimit të Messit nga fusha e lojës, Ter Stegen ishte heroi i Barcelonës, ku portieri gjerman shpëtoi në shumë raste katalunasit.

Dhe postimi i klubit katalunas në Twitter tregon më së miri për paraqitjen e gjermanit mbrëmë:

Sevilla lansoi 19 goditje në ndeshjen e djeshme, dhe Ter Stegen dëshmoi se është ndër më të mirët në botë me pritjet e tij spektakulare.

Dy herë, ai bëri nga dy pritje njëra pas tjetrës për t’i përmirësuar gabimet e mbrojtjes.

Kjo paraqitje e vendosë gjermanin në mesin e portieriëve më të mirë në planet – me David De Gea dhe Jan Oblak./IndeksOnline/

Ter Stegen jumps across his goal acrobatically. Image: Eleven Sports

Before getting down low to save the follow up. Image: Eleven Sports

Again the German makes a good save. Image: Eleven Sports

And is quick to react to save the follow up. Image: Eleven Sports