10:55 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sondazhi i RTL-së: Merkeli mbetet politikanja më e dashur për gjermanët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbetet në krye të listës së politikanëve më të dashur për gjermanët.

Ajo mban vendin e parë me 59 pikë. Sondazhi Rtl-N-tv konfirmoi lajmin.

“Me gjithë pritjet e analistëve politikë, besimi i qytetarëve gjermanë tek Angela Merkel mbetet i paprekur”, tha presidenti i sondazhit të opinionit publik Forsa, Manfred Guellner.

Merkeli fitoi një pikë nga sondazhi i kaluar. Ajo shënon 59 pikë nga 100 të mundshmet.

Vendin e dytë e mban Robert Habeck i Partisë së Gjelbër me 51 pikë, i cili humbi 3 pikë nga sondazhi i fundit.

Ndërsa vendi i tretë me 48 pikë në sondazh mbahet nga politikani Armin Laschet.