09:25 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

“Sonos Roam” sjell në treg altoparlantin praktikë që punon me Wifi dhe Bluetooth

Kompania e altoparlantëve “Sonos”, ka krijuar edhe një altoparlant.

E, ky altoparlantë është mjaftë praktik për t’a mbajtur jo vetëm në shtëpi por edhe në ambiente të jashtme, pasi që është i vogël, i lirë dhe ka në portabël me Bluetooth, shkruan The Guardian, transmeton IndeksOnline.

“Sonos Roam”, peshon 430 gram dhe është sa madhësia e një shishe uji, ndërsa qëllimi është që punon mjaft mirë për të garantuar përdorimin edhe në shtëpi, duke u lidhur me sistemin e zgjuar shumë-dhomësh të Sonos me WiFi.

Kjo do të thotë se do të funksionojë si çdo altoparlant tjetër Sonos që nuk punon me bateri, por është në gjendje të transmetojë muzikë direkt përmes wifi’s nga më shumë se 100 shërbime të ndryshme muzikore, përfshirë “Spotify” dhe “Apple Music”.

Ai gjithashtu mbështet AirPlay 2 dhe funksionalitetin e altoparlantit inteligjent të Apple ose me Google Assistant dhe Alexa të Amazon.

Roam ka altoparlantë të veçantë ‘woofer’ dhe tingëllon me teknologjinë ‘Sonos’s Trueplay’, e cila automatikisht akordon zërin duke llogaritur akustikën, pengesat dhe pozicionin për të tingëlluar më së miri në çdo kohë.

E mira e kësaj është se altoparlanti mund të ndajë muzikë që transmetohet në të përmes Bluetooth me të tjerët dhe do të kalojë pa probleme midis Bluetooth dhe wifi kur të ktheheni në shtëpi./The Guardian/IndeksOnline