20:05 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sonte bokson Haxhi Krasniqi, ja ku mund ta shikoni meçin

Pothuajse pas një viti prej humbjës nga gjermani Arthur Abraham, Haxhi Krasniqi sonte zbret në ring për t’u ndeshur me polakun Bartlomiej Grafka.

Meçi do të zhvillohet në Gjermani në Erdgas Arena, Halle an der Saale, në Sachsen – Anhalt.

Me këtë meç, Krasniqi do ta nisë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme.

Nëse shikohet bilanci në karrierë dhe forma në meçet e fundit, Krasniqi konsiderohet favorit ndaj Grafkas.

Të drejtat televizive për transmetimin e meçit Krasniqi – Grafka, për Kosovë dhe Shqipëri, i ka fituar Digitalb. Meçi i boksierit nga Juniku do të transmetohet në kanalin Supersport 2.Sfida pritet të fillojë rreth orës 23:00. /IndeksOnline/