19:57 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / Gj. Sh

Sonte finalja e madhe e BBV3/ Cili do të jetë fituesi mes Eglës, Heidit, Julit, Meritonit dhe Romeos

Këto janë orët e fundit që shqiptarët mund të votojnë për të zgjedhur fituesin e Big Brother VIP 3.

Në prime-in e fundit të spektaklit janë shpallur 5 finalistët e këtij reality show.

Egla, Heidi, Juli, Meritoni dhe Romeo përfundojnë rrugëtimin e nisur që në janar dhe një prej tyre fiton sot çmimin e madh duke u zgjedhur i  preferuari i publikut që ka edhe pak ore mundësi për të dhënë votat nga Shqipëria Kosova dhe shumë vende europiane.

Të gjithë sytë e shqiptarëve janë sot para ekranit në ora 21:00 kur nis finalja e spektaklit  i cili ndiqet shume ne mediat shqiptare. Na pret një finale e gjitha me surpriza.

Meriton Mjekiqi është finalisti i vetëm nga Kosova

Gjithçka është gati, stafi realizues i Big Brother VIP po bën përgatitjet dhe provat e ndërsa banorët brenda shtëpisë po jetojnë së bashku orët e fundit të bashkëjetesës që nisi më 13 janar dhe mbyllet me një spektakël të madh mbrëmjen e sotme e do zgjasë deri në orët e para të së dielës.