14:58 / E Martë, 12 Shtator 2023 / L K

Sonte iPhone i ri, kablon e mbushjes së tij shumica nga ju e keni në shtëpi!

Sonte Apple do të prezantojë iPhone-in e ri.

Gjigandi i teknologjisë pritet të lançojë dy modele iPhone 15 Pro – një iPhone 15 Pro me madhësi standarde me një ekran 6.1 inç dhe një model më të madh iPhone 15 Pro Max me një ekran 6.7 inç, shkruan Indeksonline.

E vetmja gjë e sigurt është se kabllo e mbushjes së modeleve të reja do të jenë USB-C, kablo me të cilën mbushet edhe Samsungu dhe Huawei.

Apple po ndryshon karikuesit për shkak të ligjit të BE-së që të gjitha pajisjet portative duhet të jenë të pajtueshme me një karikues universal deri në dhjetor 2024./Indeksonline/