10:17 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sonte mos bëni plane | Liga e Kampionëve vjen me finalen e madhe, PSG – Bayern

Sonte me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet takimi i finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Paris SG dhe Bayernit.

Takimi pritet të jetë mjaft interesant nga të dyja skuadrat, që sonte do të japin maksimumin në fushë për ta fituar këtë sfidë, shkruan IndeksOnline

Me Bayerni që tashmë numëron pesë trofe të Ligës së Kampionëve, do të përballet me milionerët e Parisit që janë të ri në këtë kompeticion, pasi kjo është hera e parë që ata arrijnë në një finale të Ligës së Kampionëve.

Takimi do të luhet në stadiumi “Da Luz” të Lisbonës.