09:11 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sonte mos ju ‘shkoqni’ futbollit – dy super ndeshje në program

Sonte do të ketë futboll me ‘bollëk’ për dashamirët e këtij sporti.

Duke filluar nga 19:00 në aksion do të jetë ndeshja e Premier Ligës mes Norëichit dhe Southamptonit, transmeton Indeksonline.

Pastaj në ora 21:15 do të jetë super derbi anglez, Tottenham-Manchester United. Jose Mourinho sonte përballet me ish-skuadrën ku nuk la kujtime të mira.

Por, përveç Premier Ligës, në aksion sonte do të jetë edhe La Liga.

Nga ora 19:30 janë në program dy ndeshjes: Granda-Villarreal dhe Mallorca-Leganese.

Kurse nga 22:00, super derbi i La Ligas, Sevilla do të jetë nikoqire e Barcelonës. Katalunasve iu duhen 3 pikë për të mbajtur distancën me Real Madridin./Indeksonline/