17:58 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Sonte përfundon afati për kandidaturë në Vetëvendosje, Kurti i vetmi kandidat!

Është duke vazhduar mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes teksa njoftohet se po shqyrtohet një takim mes grupeve rivale.

Kjo gjë është bërë e ditur nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tashmë është larguar nga mbledhja.

Ndër të tjerash Ahmeti ka theksuar se sonte përfundon afati për kandidatura për liderin e kësaj lëvizje përderisa nuk ka asnjë kandidat tjetër veç, Albin Kurtit, raporton Indeksonline.

“Po vazhdojnë diskutimet e brendshme, propozimi ishte për mundësinë e një takimi te përbashkët. Tash unë tash kam takime tjera. Sot përfundon afati për kandidatura, nuk ka të tjera përveç Albin Kurtit”, tha Ahmeti.

Duhet shtuar se një pjesë e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqje nga postet që kishin brenda kësaj lëvizje./Indeksonline/