09:00 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Sony zbulon detajet e para të PlayStation 5

Sistemi i ri do të ketë arkitekturë të ngjashme me PS4 dhe do të mbështesë pajisjen e realitetit virtual PlayStation VR. Aktualisht nuk ka informacion se kur konsola do të mbërrijë.

Nuk është sekret se prej kohësh Sony është duke punuar në një konsolë të re PlayStation. Tetorin e kaluar për shembull presidenti i Sony Kenichiro Yoshida tha se ishte e domosdoshme një konsolë e gjeneratës tjetër pas debutimit të PlayStation 4 Pro.

Në një intervistë për Wired, arkitekti i sistemit Mark Cerny konfirmoi se konsola e re do të fuqizohet nga gjenerata e tretë e procesorë AMD Ryzen me tetë bërthama ndërtuar në arkitekturën 7-nanometër Zen 2.

Do të shoqërohet nga një kartë grafike e përshtatur bazuar mbi familjen Radeon Navi të AMD që mbështet teknologjinë e re “ray-tracing” dhe teknika të avancuara të ndriçimit aktualisht të disponueshëm vetëm në kompjuterët e rangut të lartë të lojërave.

Pasardhësi i PS4 do të mbështesë grafika 8K dhe vjen me SSD për të reduktuar vonesat e hapjes së lojërave. Për shembull loja Siper-Man nëse më përpara i duheshin 15 sekonda për tu hapur tani thuhet se vetëm 0.8 sekonda do të zgjasë.

Sistemi i ri do të ketë arkitekturë të ngjashme me PS4 dhe do të mbështesë pajisjen e realitetit virtual PlayStation VR. Aktualisht nuk ka informacion se kur konsola do të mbërrijë.

Rivali numër një, Microsoft raportohet se është duke ndërtuar një version më të lirë të Xbox One S dhe pa disk.