Sony zbulon konsolën e re PlayStation 5 Pro me çmim marramendës
Sony zyrtarisht ka prezantuar konsolën e re PlayStation 5 Pro me një çmim prej 700 dollarësh dhe do të jetë e disponueshme prej datës 7 Nëntor.
Porositë për konsolën fillojnë më 26 Shtator. Njëlloj si me PS5 Slim, nëse dëshironi një hapësirë për disk apo mbajtëse vertikale duhet të paguani më tepër.
Modeli Pro sjell përmirësime të dukshme krahasuar me origjinalin PS5 që debutoi në 2020. Sony shpreson që të reduktojë hendekun mes modaliteteve Performance dhe Fidelity me të cilat janë mësuar lojtarët.
Ideja është të ofrojë performancë të shtuar grafike dhe FPS më konsistente në të gjitha titujt. Për këtë Sony është përqendruar në tre aspekte: një GPU më e madhe, ray-tracing të avancuar dhe zmadhim rezolucioni me AI.
Karta grafike ka 67 përqind më shumë njësi kompjuterike dhe RAM 28 përqind më të shpejtë sesa modeli standard PS5. Si rezultat konsola do të ofrojë deri në 45 përqind pasqyrim më të shpejtë. Performanca ray-tracing mund të jetë deri në 3 herë më e lartë sesa në PS5.
Sigurisht studioja e Sony ka punuar që të përditësojë lojërat në mënyrë që të përfitojnë nga avantazhet e këtyre përmirësimeve. Gjatë prezantimit u theksuan The Last of Us Part 2 Remastered, Rachet and Clank: Rift Apart, Horizon Forbidden West dhe Spider-Man 2.
Edhe partnerë të Sony ka punojnë për përditësimin e titujve si Alan Wake 2, Assassin’s Creed: Shadows, Demon’s Souls, Dragon’s Dogma 2 dhe Final Fantasy 7 Rebirth. Lojërat që janë përditësuar do të kenë një etiketë PS5 Pro Enhanced.
Mes funksionaliteteve të reja është edhe një mjet Game Boost që përmirëson ose stabilizon performancën për mëse 8,500 tituj PS4 tha Sony. Mes veçorive të tjera janë edhe Wi-Fi 7, frekuencë rifreskimi dinamike dhe rezolucion 8K.
PS5 ka qenë një hit për Sony me 61.6 milionë njësi të shitura deri në Qershor të 2024. /PCWorld Albanian