17:11 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Sophia, Inteligjenca Artificiale në prezantimin e saj të parë kërcënoi njerëzimin (Video)

Duke bërë një fjalim mbi rëndësinë e teknologjisë duke promovuar synimet e zhvillimit të qëndrueshëm në OKB, Sophia tha se AI (Inteligjenca artificiale)  është në të vërtetë duke e bërë më të lehtë jetën njerëzore.

Sophia – (roboti) i parë humanoid në botë, pretendon se njerëzit kanë frikë vetëm nga rritja e makinave sepse lexojnë shumë lajme të rreme.

I pyetur nëse rritja e Al ishte një kërcënim për njerëzimin, Sophia tha: “Ju keni konsumuar shumë lajme të rreme”.

Ajo tutje the se përdorimi i Inteligjencës Artificiale në industri është i detyruar të rritet, por njerëzit janë përshtatur për të ndryshuar përmes revolucioneve industriale.

“Punë të reja do të gjenerohen dhe puna që bëj do t’ju ndihmojë të bëni punë më të mirë, që është më pak e rrezikshme, duke ju liruar të bëni gjërat që ju pëlqen të bëni”, tha Sofia.

Ndërkaq fjalimi i saj (robotit me inteligjencë artificiale) ishte brengosës për të pranishëm. Ata thanë se ishte e habitshme mënyra se si u arsyetua dhe se si ishte në gjendje të fajësoj lajmet e rreme apo njerëzit në këtë rast në mënyrë që ajo ta prezantoj vetën si ideale dhe shembull për u ndjekur!

Kjo në të ardhmen mund të bëjë që Inteligjenca Artificiale ta marr kontrollin në duar, duke bërë vetë gjykimet se çka është e mirë e çka e keqe, gjë që përbën kërcenim për njerëzimin. /Indeksonline/