20:20 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Soprano kosovare kujdeset për babain e sëmurë nga Covid-19: Shumë ngadalë po shkon shërimi

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, para pak ditësh ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Për të është duke u kujdesur vajza e tij, Arta Jashari e cila është soprano e njohur shqiptare që prej kohësh është pjesë e Filarmonisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Së fundi Arta në një status në Facebook ka treguar për gjendjen e babait të saj që po lufton me pandeminë e Covid-19.

Arta poashtu ka përcjellur porosi teksa thotë mbani distancë, maskë, dorëz dhe dezinfektoni duart.

“Ky është momentalisht angazhimi im intenziv 24 orësh. Kur po shoh prindit pa maska e pa doreza në makete etj,  pom hidhet me iu mshu shuplake fytyrës për pakujdesinë !!!! E vërtetë që duhet me u mësua me jetu me këtë virus mirëpo pavarësisht kujdesit, babi me maske e dorëza në ambiente me njerëz – prap kështu ka përfundua – shumë ngadalë po shkon shërimi . Mos i merrni n’qafe njerzit e moshuar !!! Krejt çka duhet është distancë, me i dezinfektu duart e me fshi mas vetës kur i qet qyrrat e pështymen tande në sipërfaqe ku mund të infektosh dikën. Mbaj dorëzat mbaj maskën ose shko shihe pak kah Infektiva gjendjen”, ka shkruar Arta teksa ka publikuar fotografi nga infektiva./Indeksonline/