15:34 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sopranoja Arta Jashari, ka kaluar Covid-in pa simptoma, vazhdon të ndihmojë pacientët në nevojë në pulmologji

Është raportuar ditë më parë se sopranoja Arta Jashari, ishte prekur nga Covid-19, mirëpo ajo siç duket tani e ka kaluar COVID-in pa ndonjë simptomë dhe ka rezultuar negative në testet e kryera.

Atë nuk e ka ndaluar as kjo gjendje për tu dalur në ndihmë të gjithë pacientëve në nevojë.

Ajo ndonëse është ende në fazën e pas shërimit nga Covid-19, siç bëj të ditur burimet e IndeksOnline, sot është parë në Klinikën e Pulmologjisë duke ndihmuar pjesëtare të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se Arta përveç një soprano e kujdesshme, shquhet si një vajzë mjaftë atraktive.