12:13 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Sot 100 vite filloi futbolli në Kosovë, një student francez e solli topin e parë në Prishtinë

Sot janë bërë 100 vite që prej se ka filluar futbolli në Kosovë.

Me 20 mars të vitit 1919, një student francez e kishte sjellur topin e parë të futbollit në Prishtinë.

Që nga ajo kohë, njerëzit në Kosovë filluan të merreshin me sportin më popullor në botë.

100 vite më pas, Kosova është pjesë e shtëpive më të mëdha të futbollit botëror, ka përfaqësuesen e saj e cila ka ecuri fantastike, ka liga në të gjitha nivelet dhe ka numër të madh talentësh që po luajn me suksese në liga të ndryshme evropiane./Indeksonline/