20:24 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Sot 3 vite, kur Shaqiri bëri anglezët për vete me këtë supergol

Xherdan Shaqiri për herë të parë në Premierligë shkoi te Stoke City në vitin 2015 pas një gjysmë sezoni jo shumë të mirë te Interi.

Ylli nga Zhegra e Gjilanit qëndroi për tri vite te Stoke, para këta të fundit të binin në Championship dhe futbollisti të bashkohet me Liverpoolin.

Por golat e Shaqirit kanë mbetur në mendjen e çdo tifozi, shkruan Indeksonline.

Stoke ka kujtuar golin e tri viteve më parë kundër Hull Cityt, ku Shaqa realizoi nga një distancë shumë e largët.

Atë ndeshje duket se e kishte parë Klopp që në fund të sezonit e transferoi në Anfield. /IndeksOnline/