09:30 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sot do të luhet derbi i Evropës, Liverpool-Arsenal

Emocionet që i sjell liga angleze nuk janë të rralla, e këto emocione mund ti përjetojnë sot fansat e këtyre dy ekipeve apo edhe gjithë futbollit sepse pritet të jetë një ndeshje fantastike, shkruan Indeksonline.

Duke filluar nga ora 18:30 mund ta ndjekim derbin anglez, Liverpool-Arsenal, e po ashtu nëse inkuadrohen në lojë mund të kemi edhe duel të shqiptarëve, pasi që Xherdani luan për Liverpoolin kurse Xhaka dhe Mustafi për Arsenal, mirëpo ndoshta do të jetë e vështirë ti shohim lojtarët duke luajtur në këtë ndeshje, e gjitha varet nga ajo se çfarë kanë zgjedhur dy trajnerët.

Liverpoolit do ti mungojë portieri Alisson për shkak të një lëndimi, kurse lëndimi e ka lënë jashtë ndeshjes edhe Bellerinin./Indeksonline/.