11:18 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Mitrovicë

Prince Caffe Superliga e Kosovës në Basketboll, rikthehet sot në aksion me dy ndeshje tepër interesante të javës së 20-të.

Vëmendja do të jetë në qytetin e Mitrovicës, ku KB Trepça do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit, shkruan IndeksOnline.

Minatorët deri më tani numërojnë dhjetë fitore e nëntë humbje, ndërsa klubi nga Suhareka, pas katër humbjeve në fillim, kanë shënuar 15 fitore radhazi.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Vëllaznimit.

Të dyja skuadrat do të luftojnë deri në fund për të mbetur në Superligë edhe për një sezon, ku deri më tani numërojnë nga shtatë fitore dhe 12 humbje.

Kjo ndeshje do të nis nga ora 17:00./IndeksOnline/