Sot dy ndeshje interesante në Superligën e basketbollit kosovar

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante në basketbollin kosovar, të vlefshme ër javën e 21-të të Prince Caffe Superligës.
Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në në palestrën “Karagaçi”, aty ku Peja do të jetë nikoqire e Rahovecit, shkruan IndeksOnline.
Verdhëzinjët kanë 13 fitore e shtatë humbje deri më tani, duke u renditur në vendin e tretë, ndërsa ”Vreshtarët” janë në vendin e fundit me dy fitore e 18 humbje.
Ndeshja zhvillohet më fillim nga ora 17:00.
Kurse nga ora 19:00, në palestrën “Shani Nushi”, në Gjakovë, skuadra e Vëllaznimit do të përballet me Trepçën.
Kuqezinjët kanë tetë fitore e 12 humbje, ndërsa mitrovicasit numërojnë 11 fitore e nëntë humbje./IndeksOnline/