09:23 / E Diele, 26 Mars 2023 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje interesante në Superligën e basketbollit kosovar, vëmendja në Suharekë

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante në basketbollin kosovar, të vlefshme për javën e 27-të të Prince Caffe Superligës.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Suharekës, aty ku Golden Eagle Yllit do të përballet me Trepcën, shkruan IndeksOnline.

Skuadra suharekase ka 19 fitore e shtatë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë 15 fitore e 11 humbje.

Ndeshja zhvillohet më fillim nga ora 17:00.

Kurse nga ora 19:00, në “Karagaç”, Peja do të jetë nikoqire e Bashkimit.

Pejanët kanë 19 fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 14 humbje./IndeksOnline/