08:20 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e tetë të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Suharekës, ku kampioni në fuqi Ballkani e pret skuadrën e Llapit.

Llapi i Tahir Batatinës aktualisht është lidere e tabelës me 16 pikë, aq sa ka edhe Ballkani i Ilir Dajës, por që ka një ndeshje më pak.

Ndeshja tjetër do të luhet në qytetin e Prizrenit, mes Lirisë dhe Malishevës.

Prizrenasit kanë 6 pikë të grumbulluara deri më tani dhe renditren në vendin e tetë, ndërsa malisheva është e pesta me 9 pikë.

Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 15:00./IndeksOnline/