08:31 / E Diele, 02 Maj 2021 / Blerim

Sot dy përballje të forta në Superligën e Kosovës në futboll

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet dy përballje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 32’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi e pret Prishtinë në Podujevë për një ndeshje të fortë dhe me plotë entuziazëm, shkruan IndeksOnline

Prishtinës i duhet fitorja për të arritur te kreu i tabelës dhe këtë duhet ta bëjë ndaj Llapit të trajnerit Batatina.

Ndërsa, Ballkani kërkon fitore më patjetër për të vazhduar garën për titull, ndaj një Drenice që lufton për mbijetesë.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘Bajram Aliu’.