08:08 / E Diele, 25 Tetor 2020 / Blerim

Sot dy super-ndeshje në programin e Superligës

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Takimet sot do të zhvillohen në dy termine, duke filluar me Prishtinëne  Gjilanin nga ora 13:00 dhe Trepça 89’ – Ballkanin me fillim nga ora 14:00, shkruan IndeksOnline

Ballkani që i prinë tabelës me 19 pikë, do të mundohet që sot si mysafir ta mposhtë Trepçën dhe të vazhdojë serinë e mirë.


Ndërkaq, edhe Prishtina do të mundohet që në “Fadil Vokrri” ta mposhtë Gjilanin dhe tëvazhdojë për te vendi i dytë i tabelës.