23:51 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Sot është një ditë e rëndësishme për Donikën, ja pse! (Foto)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, më e përfolura e kohëve të fundit sot ka pasur një ditë të veçantë.

Bëhet fjalë për Donika Kadaj-Bujupin e cila javën e kaluar u kthye në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Pak kush e ka ditur se ajo sot kishte ditëlindje e 39-të.

Me pamjen që zotëron, vështirë që dikush do t’ia jepte asaj kaq vite, pasi akoma duket me plot sharm dhe elegancë.

Donika këtë ditëlindje e festoi në Kuvend, pasi gjatë tërë ditës ishte në seancën e jashtëzakonshme për demarkacion. /Indeksonline/