75 Mall Live Search
09:29 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / OSH

Sot futboll sa të duash, Messi dhe Rashica pritet të debutojnë sot

Futbolli i klubeve më në fund është kthyer pas një pushimi të gjatë.

Në kuadër të Premier Ligës sot do të zhvillohen 7 ndeshje sot. Ndeshja e parë për sot është ajo mes Manchester United dhe Leeds në ora 13:30.

Superkampioni i Evropës, Chelsea do të luaj kundër Crystal Palace në ora 16:00, kurse Norwichi i Milot Rashicës në ora 18:30 do të ketë punë me Liverpoolin. Kosovari pritet që sot të debutoi me ekipin anglez.

Vëmendja kryesore sot do të jetë në Ligën e Francës, ku do të zhvillohen 2 ndeshje. Në ora 17:00 zhvillohet ndeshja mes Lille dhe nice, por ndeshja që po pritet nga të gjithë është ajo mes PSG-së dhe Strasbourg, kjo pasi që Lionel Messi me shumë gjasë pritet të debutoi sot me parisienët.

Në Bundesligë zhvillohen 6 ndeshje. Dortmundi do të luaj në ora 18:30 kundër Frankfurtit.

Kurse në La Liga sot zhvillohen 4 ndeshje. Real Madridi do të jetë mysafirë i Alavesit në ora 22:00./Indeksonline/