10:00 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / B O

Sot grumbullohet kombëtarja U18 në hendboll, selektori Zherka e fton edhe supertalentin nga Deçani

Sot hendbollistët e rinjë të Kombëtareve të Kosovës nisin grumbullimin në prag të paraqitjes në IHF Trophy për zonën e Evropës.

Trajneri i Kombëtares U18, Verim Zherka ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogaritë për kampionatin që mbahet prej 10 deri më 16 tetor në Prishtinë.
IHF Trophy për Evropë mbahet si për grupmoshën U20 ashtu edhe për grupmoshën U18.

Për të dy grupmoshat ekziston mundësia e kualifikimit në Botëror.

Zherka ka futur në listën e të ftuarve edhe supertalenti nga Deçani, Erion Bajramaj. Henbdollisti i lindur në 2008 është një nga lojtarët më premtues të Kosovës. Deçanasi është alo e majtë të Prishtina dhe do të jetë forcë e shtuar për Kosovën.

Grumbullimi bëhet në Gjakovë prej orës 11:30. Menjëherë prej orës 12:00, lojtarët e Kombëtares U18 i nënshtrohen testimit përzgjedhës. Përzgjedhja do të bëhet pas disa seancave stërvitore.