08:17 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sot hapen kufijtë tokësorë të Kosovës, por jo edhe ata ajror

Prej sot do të rihapen kufijtë tokësorë të Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë në detyrë.

Pikat kufitare të cilta do të rihapen sot janë: Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë, transmeton Indeksonline.

Vendimi për mbylljen e kufijve ishte vendosur nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti në kuadër të shumë masave parandaluese të mundësisë së përhapjes së COVID-19.

Por, ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia bëri të ditur se sot nuk do të hapen edhe kufijtë ajrorë.

Sipas tij kjo ka mbetur të vendoset në javën e ardhshme, pas një analize tjetër.

“Vendimi dhe rekomandimet e IKSHPK-së, pritet të merret në fundin e javës së ardhshme”, tha Vitia./Indeksonline/