09:31 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Sot Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët në “Nations League” (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA sot hedhë shortin për “Nations League”.

Në këtë kompeticion bën pjesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila pritet t’i ketë disa kundërshtar më të lehtë se sa në kualifikimet e Kupës së Botës “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

Kosova bën pjesë në Ligën D, ndërsa kundërshtarët e mundshëm mund të jenë: Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Kazakistani, Moldova, Lichtensteini dhe Malta.

Interesante pritet të jetë edhe Liga C, aty ku bënë pjesë Shqipëria, e cila mund t’i ketë këta kundërshtarë: Hungaria, Rumunia, Skocia, Sllovenia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

Shorti do të hedhet nga ora 12:00 në Zvicër, ndërsa IndeksOnline do t’iu mbaj të informuar “LIVE” nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/