17:30 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Sot luan Kosova, debuton trajneri Challandes

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore të vitit sot ndaj Madagaskarit.

Kjo është ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit Challandes. Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë për fitore kundër Madagaskarit, në miqësoren e parë të marsit.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 19.00 në “Stade Jean Rolland” në Franconville të Francës, ku djelmoshat e Kosovës do të synojnë fitore në ndeshjen e parë këtë vit, ashtu si e mbyllën vitin e kaluar.

Kosova përkundër dështimit në kualifikueset e Botërorit, e mbylli 2017-tën me fitore ndaj Letonisë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, derisa tani do të synojë që me fitore ta fillojë edhe këtë vit.

Trajneri i ri, Bernard Challenders, ka ftuar për herë të parë në Përfasuese talentin Edon Zhegrova, i cili po vlerësohet si “Messi kosovar” .

Ndeshjën mund ta shikoni në Super Sport.

Më poshtë mund të shikoni formacionin e mundshëm me të cilin Përfaqsuesja e Kosovës mund të startoj në këtë ndeshje.

/IndeksOnline/