08:42 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Sot mbahet konferenca vjetore e prokurorëve

Sot do të mbahet konferenca vjetore e prokurorëve, e cila është organizohet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni  do të marrin pjesë kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj, ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës,  Abelard Tahiri, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert-Lebet, Kryeprokurori – EULEX, Claudio Pala, dhe shefia e ekipit për sundim të ligjit zyra e BE-së në Prishtinë. Julia Jacoby.

Ngjarja do të fillojë në orën 10:00 në hotel “Emerald” në kryeqytet./Indeksonline/