75 Mall Live Search
07:49 / E Martë, 06 Gusht 2024 / AR

Sot mbahet mbledhje komemorative për nder të Izet Gjinovcit

Mbahet mbledhje komemorative për nder të Izet Gjinovcit, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. (Salla e Administratës Qendrore të UP-së)

Për nder të Izet Gjinovcit – sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, sot mbahet mbledhje komemorative.

Ajo fillon nga ora 11:00, në Sallën e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.

Gjinovci vdiq dje, në moshën 63-vjeçare. Ai ia ka kushtuar gjithë jetën sportit të Hendbollit.