08:01 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sot mbledhja e qeverisë Haradinaj

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj do të mblidhet sot në orën 13.00

Mbledhja e radhës do të mbahet në ndërtesen e Qeverisë së Kosovës.

Vlen të përmendim faktin se gjatë ditës së djeshme ka pasur shkarkime dhe emërime të reja, shkruan Indeksonline.

Derisa ministri i MBP-së, Bejtush Gashi është shkarkuar nga detyra në vend të tij pritet të emërohet Ekrem Mustafa.

Kurse si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është emëruar Fatmir Matoshi./Indeksonline/