07:41 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / MSH

Sot mot me diell, temperaturat arrijnë në 15 gradë

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin nga minus dy deri në një gradë Celsius.

Ndërkaq, maksimalet e ditës do të luhaten mes 12 dhe 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme.

Erëra do të ketë kryesisht në regjionin e Gjakovës dhe Malishevës, me shpejtësi prej 15-55 km/h